BlackBerry sjell risi në aplikacionin BBM
Kompania BlackBerry që njihet dhe si lidër përsa i përket tregut të komunikimeve ka avancuar mbrojtjen e aplikimeve më të njohura për dërgimin e mesazheve në kohë reale.

BlackBerry ka avancuar aplikimin BBM (BlackBerry Messenger) me shtimin edhe të një niveli të shifrimit të shënimeve me rastin e këmbimit të mesazheve me platformat tjera mobile.

BBM është aplikacioni i cili ofron mbrojtje shtesë, pa marrë para sysh në bëhet fjalë për shfrytëzues privatë, ndërmarrjes së vogël ose të mesme, korporatës ose organizatës, të cilës i duhet siguria e lartë, shfrytëzimi i shpejtësisë, besueshmëria.

DES 168-të i trefishtë, çelësi kryesor i BBM-së për shifrim në smartphonin e dërguesit, shfrytëzohet për konfirmim të identitetit të dërguesit dhe “hap” mesazhin në telefonin e marrësit.

TLS shifrimi ndërmjet smartphonit dhe infrastrukturës së BBM –së ndihmon në mbrojtjen mesazheve të BBM -së nga përgjimi ose manipulimi. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2015, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori