Blackberry nuk do të prodhojë më telefona
Blackberry ka vendosur të ndalojë prodhimin e smartfonëve tashmë një aktivitet 14 vjeçar për të.

Në Maj, shefi ekzekutiv, John Chen, tha se do të merrej vesh nga Shtatori nëse biznesi i prodhimit hardware do të vazhdonte akoma.

Tani, Blacberry thotë se do t’ia transferojë prodhimin hardware partnerëve të tij, por kompania nuk e konfirmoi faktin nëse një telefon tjetër Blackberry do të lançohej.

Blackberry nuk mund të vazhdojë të prodhojë telefonat e saj vetëm për t’i shërbyer një mase të vogël klientësh,” tha Chen.

Mr Chen u tregua i sinqertë për sa i përkiste të ardhmes së Blackberry, duke thënë se do ta konsideronte vendimin për mbylljen e biznesit nëse ajo nuk do të bëhej më fitimprurëse.

Në Maj, ai tha për Bloomberg se vendimi do të merrej në Shtator./albeu.com/

Shtuar më 30/09/2016, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori