BlackBerry Messenger shton opsionin video-thirrje
BlackBerry Messenger që vazhdon të qëndrojë pas rivalëve të saj, përkatësisht me aplikacionet e tjera të mesazheve, duket se kompania ka vendosur që të sjellë karakteristika të reja në përpjekjen e saj për të qëndruar konkurruese.

BlackBerry kohët e fundit ka prezantuar BBM Video për Android dhe iOS përdoruesit në Kanada dhe SHBA. Tipari i ri i BBM është lëshuar fillimisht në versionin beta në Google Play Store dhe është i kufizuar, duke mos qenë në dispozicion për të gjithë përdoruesit.

Kompania pret ta lëshojë tiparin e ri në funksion në më shumë vende të botës, duke filluar nga muaji korrik. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2016, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori