U përleshën me policinë, gazetari dhe ish-deutetja dalin nga komisariati

Lirohet nga Policia ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka dhe gazetari Alfred Lela. Të dy u ndaluan pak orë më parë gjatë përplasjes me efektivët. Ish-deputetja dhe bashkëshorti i saj, pritet t’i bashkohet protestës dhe një makinë është nsiur për t’i marrë në Komisariatin nr. 4.

Ndërkohë më e komplikuar ka qënë situata për Lelën, ai është parë të dalë nga Komisariati numër një me shenja dhe njolla gjaku. Ai u shpreh se në Komisariat të gjithë efektivët janë sjellë mirë, madje dhe e kanë ndihmuar me mjekimin e plagëve. I pyetur nëse do të bënte një kallëzim penal, ai u shpreh se rasti i tij nuk ishte i rëndësishëm për momentin.

“Do shkoj në banesë sepse nuk ndjehem mirë. Nëse marr veten nisëm sërish për protestë,”-është shprehur ai. Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.

Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit.

Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që të braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.


Shtuar 17.05.2020 08:41