E FUNDIT/ Policia shqiptare tregon si u arratis Gruevski
BlackBerry Key 2 mban gjallë tastierën fizike në smartfonë
Pëlqej
Tastiera fizike në smartfonë do të jetojnë edhe një vit, pasi BlackBerry do të prezantojë smartfonin e ri Key2 me 7 qershor të këtij viti.

Ky informacion vjen nga vetë kjo kompani përmes llogarisë së tyre zyrtare në twitter, ku kanë konfirmuar lansimin e smartfonit të ri, transmeton koha.net.

BlackBerry Key2 ka rrjedhur nga telekomi kinez shtetëror para disa jave, ku është zbuluar dukja e tij, plus disa specifika kyçe të tij.

Ndërsa emri i tij atëherë nuk dihej, tani vetë kjo kompani ka zbuluar atë, shkruan Kohanet.

BlackBerry Key2 i ri do të ketë tastierën fizike, ekranin 4.5 inç me rezolucion 1620:1080, çipin Snapdragon 660 si dhe dy kamera nga pas, njërin 12MP plus tjetrën 8MP. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori