BlackBerry i ri me ekran 5-inç (FOTO LAJM)

BlackBerry sw shpejti po prezanton njw smartfon tw ri Android, i cili pritet tw prezantohet në ngjarjen MWC të këtij viti. Smartfoni i koduar me emrin Vienna është shfaqur përmes fotografive muaj më parë, duke zbuluar më shumë dizajnin ortodoks të BlackBerryt.

Ky smartfon pritet të vijw me ekran 5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë dhe të dy kamerat me blic LED. Thuhet se Vienna do të jetë telefon i kategorisë së mesme me çmim më të ulët sesa modeli Priv.

Në muajin dhjetor, kreu i BlackBerryt, John Chen, ka thënë se kjo kompani ndoshta mund të lansojë një telefon të dytë Android në vitin 2016. Ai, megjithatë, nuk ka zbuluar datën e saktë të lansimit dhe ka thënë se e tërë varet nga ajo sesi do të pritet modeli Priv në treg në muajt e ardhshëm. /albeu.com/

Shtuar më 21/02/2016, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori