Bisedime te reja mes "Microsoft" dhe “Yahoo"
Albeu.com
Drejtorët ekzekutivë të gjigantëve “Microsoft” dhe “Yahoo” janë takuar gjatë javës së kaluar që të negociojnë rreth partneritetit të mundshëm në lëmin e kërkimeve në internet.Informata, të cilën kompanitë nuk kanë dashur ta komentojnë është dhënë nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Mirëpo, takimi nuk ka befasuar, meqenëse ishte rritur nevoja për krijimin e partneritet, pasi që Carol Bartz në janar ka marrë postin e drejtorit ekzekutiv në “Yahoo”.

Menaxheri ekzekutiv në “Microsoft”, Steve Ballmer, është i sigurt se duhet të ekzistojë një lidhje ndërmjet kërkuesve përmes internetit.

“Mendoj se koha po punon për interesa tona”, ka thënë Balmer muajin e kaluar në një konferencë shtypi.
Shtuar më 13/04/2009, ora 19:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori