Të diskriminuara nga influenca e “.com”-it amerikan, shtetet europiane promovuan shtesën që simbolizon evropën “.eu”. Të kesh “.eu” do të thotë të jesh pjesë e BE-së në botën virtuale. Sipas analistëve deri në fund të vitit, “.eu” do jetë domaini më i popullarizuar pas “.com”-it.nga Arbër Thaçi, albeu.com
Tendencat e shteteve europiane për ti dhënë kontrolin e rregullimit te domainave Kombeve të Bashkuara mbaroi me pasukses. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk lejuan një gjët të tillë, duke vazhduar edhe më tej të kenë kontrollin e tregut të domainave. Është ky një treg me vlerë disa miliardë dollarë dhe më e rëndësishmja se ka vlerën e “çelësit të internetit”.
Pas këtij mossuksesi për të marrë pjesërisht nën kontrol mbykqyrjen e domainave, shtetet europiane morrën vendimin për futjen në përdorim të një shtese që do të ishte simbol i Bashkimit Europian. Punimet për këtë projekt kishin filluar qysh para 5 vjetëve. Shtesa e Be-së në internet është
.EU. Më 7 Janar 2006 filloi procesi i regjistrimit të markave të cilat do të merrnin në përdorim emrin e markës me shtesën .eu. Ky proces mbaroi me 7 Prill 2004 dhe pas kësaj dite filloi shitja e lirë e këtij domaini.
Interesi për domainin “.eu” vazhdon të jetë shumë i lartë. Në 4 muajt e parë të regjistrimit të domainave më tepër kërkesa ka pasur nga Gjermania dhe Anglia. Gjermania regjistroi 420 mijë ndërsa Anglia 220 mijë domaine.
Regjistrimi i domainit .eu bëhet përmes përfaqësuesve të autorizuar për bërjen e regjistrimit. Kompania e vetme shqiptare që posedon të drejtën për regjistrim të domainave të Bashkimit Europian (.EU) është
www.orihost.comNumri i web siteve sipas shteteveRradhitja / Shteti / Numri i web siteve
1 / SHBA / 43,188,161
2 /Gjermania / 3,427,861
3 / Britania e Madhe / 2,733,325
4 / Kanada / 2,331,577
5 / Kinë / 1,707,611
6/ Francë / 1,540,819
7 / Australia / 1,319,560
8 / Spanjë / 806,204
17 / Turqi / 341,724
116/ Shqipëria / 1,804
164/ Maqedonia / 371
Shtuar më 17/05/2006,
ora 12:06