Shifra tragjike nga COVID-19: 621 vdekje nga koronavirusi në 24 orë

Britania e Madhe konfirmon 621 jetë të humbura nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Deri sot ka shkuar në 28.131 viktima nga COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtari i qeverisë Robert Jenrick, i cili zbuloi shifrat në konferencën e sotme për shtyp në zyrën e kryeministrit Doëning Street.

Qeveria britanike synon testimin masiv të popullsisë, afro 100 mijë teste brenda një dite.


Shtuar 2.05.2020 17:43