Një prej sekreteve që kontribuan në suksesin e produkteve të mollës, ishte vëmendja edhe për detajet më të vogla.
Në këtë pikë Jobs kishte një obsesion të vërtetë, që e bënte ti mbushte me kërkesa të vazhdueshme për përmirësime bashkëpunëtorët e tij.
Një shembull?
“Pak përpara nxjerrjes së iPodit në treg”, shkruhet në librin “Në Kokën e Steve Jobsit” të Leander Kahney, “ishte kundër sepse spina e kufjeve nuk
prodhonte një
klikim të
kënaqshëm, kur
futeshin apo nxirreshin
kufjet.
Prandaj urdhëroi n jë inxhinier që të fuste në të gjithë iPodët që do u shpërndaheshin gazetarëve dhe vip-ave me rastin e prezantimit të produktit, një spinë të re që
prodhonte një zhurmë të pranueshme”.
Shtuar më 29/12/2017,
ora 12:21