E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Asus prezanton smartfonin e parë në botë 4 GB RAM
Asus prezanton smarfonin e parë në botë me 4 GB RAM, Zenfone 2. Telefoni Zenfone 2 ka një procesor shumë të mirë, 64-bit super quad-core Intel Atom 2.3GHz. E gjithë kjo fuqi do të shpërndajë pikselat në ekranin 5.5 inç Full HD, i cili sipas Asus-it, mund të lakohet për 72%, pra është më vështirë për tu thyer.

Kamera e instaluar në këtë telefon është e projektuar për “dritë të pakët”, 400% më të mirë se paraprakët, dhe do të ketë Zoom-in 3x optical.

Asus Zenfone 2, do të dalë në treg në mars të këtij viti kundrejt vlerës prej 199 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori