Franca u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

Qeveria franceze u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen nga Rusia në dritën e konfliktit në rritje nëse prania e tyre atje nuk është “thelbësore”.

Vende të tjera kanë në fuqi këshilla të ngjashme udhëtimi.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar “këshillon kundër çdo udhëtimi në të gjithë Rusinë” për shkak të vështirësive në largimin nga vendi dhe asaj që e përshkruan si “rritje e paqëndrueshmërisë” të ekonomisë ruse.

Të njëjtën gjë këshillon edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai citon faktorë të shumtë duke përfshirë “potencialin për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë nga zyrtarë të sigurisë së qeverisë ruse”./albeu.com


Shtuar 3.03.2022 09:51