Apple ul çmimin e iPhone X me 300 dollarë
Pëlqej
Apple mund ta bëjë iPhone X më të arritshëm për të gjithë.

Sipas analistit të "International Securities", Ming-Chi Kuo, Apple po planifikon të ulë çmimin e iPhone X deri në 300 dollarë.

iPhone X doli në shitje për një vlerë prej 999 euro, dhe ka qenë shumë i shtrenjtë për shumë njerëz.

Por kompania e teknologjisë me sa duket planifikon të nxjerrë një gjeneratë të re të iPhone X gjatë këtij viti me etiketa shumë më të kapshme të çmimeve.

Çmimet e reja do të aplikohen në gjeneratën e dytë të iPhone X që duhet të vijë në formën e një iPhone-i të ri prej 5.8 inç, një iPhone X Plus më të madh prej 6.5 inç dhe një iPhone 6.1 me 6.1 inç. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2018, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori