BE reagon ashpër për protestën e Berishës: Kemi nevojë për një opozitë solide!

Vijnë reagimet e ndërkombëtarëve për protestën që po zhvillohet para selisë së PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në “Facebook”, Delegacioni i BE në Tiranë dënon aktet e dhunës, ndërsa thekson se Bashkimi Evropian a nevojë për një opozitë solide që kontribuon në agjendën e reformave të vendit.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, thuhet në deklaratën e BE.