Apple sjell modelin më të ri të ekranit në modelet e saj (FOTO LAJM)

Apple duket se më në fund ka siguruar lejën e përdorimit të një ekrani 360 gradë, i cili do të lejojë të vendosë shfaqje në të gjitha anët e një iPhone: para, prapa dhe anësh.

"Një ekran përreth gjithë telefonit rrit ndjeshëm zonën e ekranit në dispozicion që mund të përdoret për shfaqjen e ikonave, të dhënave, imazheve, video etj", tha Apple.

Aplikimi i ekranit 360 gradë nga ana e Apple do t’i lejojë klientët të luajnë video games apo të shikojnë video që do të shfaqen në të dy anët e telefonit.

Të gjitha çelësat që aktualisht gjenden në anën e iPhone do të bëhen virtualë, në vend të butonave fizike, sipas aplikimit për marrjen e lejes për ekranin e ri. Këto çelësa, të tillë si kontrolli i volumit, mund të zgjerohen në përmasa. /albeu.com/


Shtuar më 15/06/2016, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori