Grupi i Sali Berishës “mësyu” në PD, Basha nuk e lë selinë! Çfarë po bën kryedemokrati (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Berisha me grupin e Rithemelimit të PD-së ka hyrë në selinë e Partisë Demokratike, ku pritet edhe të mbajnë një konferencë për shtyp.

Gjatë kohës që grupi “Berisha” ndodhet në ambientet e brendshme të selisë, edhe kryedemokrati Basha ndodhet atje, në një tjetër sallë, ku po zhvillon momentalisht një mbledhje me eksponentë të Partisë Demokratike.

Deri më tani nuk janë shënuar incidente, përveç ndonjë rasti të veçuar, por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim./albeu.com/