Apple lansoi muaj më parë telefonat e parë me
rrjetin 5G. Tani kompania duket se po punon në
rrjetin e gjeneratës së gjashtë, për të qenë lider në një
teknologji të re.
Kompania me qendër në Cupertino është duke kërkuar inxhinierë të cilët "do të kishin një mundësi unike për të punuar në krijimin e teknologjisë pa kabllo të brezit të ardhshëm, si dhe për të ndikuar në gjeneratat e ardhshme të produkteve të Applet".
Apple kohët e fundit u bashkua me grupin e industrisë të angazhuar në zhvillimin e teknologjisë 6G, të quajtur Aleanca për Zgjidhjet e Industrisë së Telekomunikacionit.
Ekspertët kanë thënë se rrjeti 6G nuk do të ndodhë para një dekade, por
Apple do të tentojë të befasojë botën.
Vitin e kaluar, Kina lëshoi me sukses satelitin e parë në botë 6G në hapësirë për të provuar këtë
teknologji të re dhe për të parë se sa larg ka arritur zhvillimi.
Shtuar më 21/02/2021,
ora 13:23