Apple nderron Google me Bing?
Albeu.com
Apple dy javët e fundit është duke negociuar me Microsoftin për një bashkëpunim të ri, përcjellin disa media duke cituar burime nga këto dy kompani. Kësaj radhe thuhet se bëhet fjalë për kërkuesin default në ...... versionin mobil të Safarit për iPhone - pra kërkuesin e deritashëm Google pritet ta zëvendësojë Bing.

Këto informata konfirmojnë konkurrencën gjithnjë më të madhe mes Apple dhe Google në tregun e aparateve mobile dhe atë në të gjitha segmentet e hardverit dhe softverit. Praktika e deritashme i shkonte për shtati Google, e cila në këtë mënyrë fitonte më shumë nga reklamat - sipas hulumtimeve të kompanisë AdMob, më së shumti reklama janë vizituar pikërisht me aparatet iPhone dhe iPod Touch.

Kalimi në Bing do të mund t'i sillte edhe Microsoftit hise më të madhe në treg, ndërsa ndryshimi thuhet se nuk do të duhej të prekë aplikacionet tjera si Google Maps. Marrëveshja nuk është arritur akoma kështu që këto kompani as nuk kanë komentuar këto informata.
Shtuar më 04/02/2010, ora 16:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori