Apple ndalon revistën Android në App Store
Pëlqej
Apple
Revista kushtuar sistemit operativ Android nga kompania daneze Mediaprovider është refuzuar nga dyqani i Apple App Store për shkak të përmbajtjes eskluzive në lidhje me sistemin operativ Android, shkruan Media Watch.

Edhe pse tashmë ka një aplikacion për Android në App Store të quajtur Androidworld Reader si dhe aplikacione të ndryshme që kanë lidhje me sisteme operative. Por Brian Dixen i kompanisë Mediaprovider i tha Media Watch se aplikacioni i tij, Android Magasinet, u refuzua kryesisht për përmbajtjen e tij të përqendruar në platformën Android.

"Shumë për të qeshur, sepse unë nuk mendoj që revista ime do të shitet vetëm në App Store, por çështja është se ku po shkon Apple me censurën e saj," thotë Dixen.

Dixen ka pasur edhe aplikacione të tjera të publikuara në App Store pa asnjë problem. Ai në App Sore kishte dy revista për iPhone dhe Gear, aplikacione këto që kanë të bëjnë më informacione dhe lajme rreth iPhone, që ende këto aplikacione mund të gjenden në App Store.

Apple konfirmoi të hënën se App Store tani ka më shumë se 300.000 aplikacione. Kjo do të thotë se që nga fillimi i dyqanit në 2008, më shumë se shtatë miliardë aplikacione janë shkarkuar. Apple gjithashtu bllokon të gjitha aplikacionet që përmbajnë çdo lloj lakuriqësie, madje edhe ato që janë edukative. (albeu.com)
Shtuar më 29/11/2010, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori