iPhone telefoni rezistent ndaj ujit
Apple pritet që të krijojë telefonin që është rezistent ndaj ujit. iPhone 6 përveç përmirësimit të jetëgjatësisë së baterisë, iPhone pritet të bëhet edhe rezistent nëpërmjet disa butonave të veçantë që do të jenë të dizajnuar veç për pajisjet iOS.

Kjo ishte një veçori që deri më tani ishte përdorur vetëm nga Samsungu dhe Sony në telefonat e tyre, por tashmë kësaj liste po i shtohet dhe një pajisje e Apple.

Në patentën për të cilën ka aplikuar Apple, thuhet se uji dhe materialet e padëshiruara do ta kenë të pamundur të futen brenda iPhone-it. Gjithashtu Apple do t’i përforcojë iPhonët me teknologjinë e re për ekran, Force Touch. Teknologjia e re për pajisjet me ekran më të madh pritet t’i kushtojë Apple-it 2.5 herë më shumë sesa për ekranet e vogla të orës Apple Watch. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori