Rrëmben një vajzë pas përndjekjes së vazhdueshme, në pranga 23-vjeçari në Durrës

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në Durrës pasi ka marrë me forcë në automjet një vajzë që e përndiqte prej kohësh.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Mori me forcë në automjet, një shtetase që e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 23 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K. B., i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 17.02.2022 09:49