Apple jep alarmin: Po rrezikoni jetën nga karikuesit e iPhone (FOTO LAJM)

Pëlqej
Karikuesit fals të iPhone po rrezikojnë jetën e përdoruesve me goditjet elektrike ose zjarret në shtëpi.

Pajisje të tilla, të blera nga vende të tilla si Amazon dhe eBay kanë probleme me sigurinë, përcjell albeu.com.

Pothuajse të gjithë karikuesit e testuar kishin mungesë të standarteve dhe rrezikonin jetën e përdoruesve.

Apple, pas rasteve ku përdoruesve u është rrezikuar jeta, ka pranuar faktin dhe është ankuar për kompanitë që fallsifikojnë këto produkte si të tyre.

Një grua në Kinë u godit nga rryma elektrike kur iPhone i saj ishte i lidhur me një produkt të falsifikuar.

"Shumica e karikuesve që kemi testuar, kishin potencial për të ofruar një goditje elektrike vdekjeprurëse ose për të shkaktuar zjarr. Ne po u bëjmë thirrje njerëzve të bëjnë kujdes kur blejnë një karikues dhe të rekomandojnë blerjen e drejtpërdrejtë vetëm nga shitësit me besim", shprehen nga Apple.

Kur bleni një karikues fallso dhe të lirë ju dëmtoni telefonin tuaj por në rastin më të keq ju mund të rrezikoni jetën, familjen tuaj dhe shtëpinë tuaj. /albeu.com/














Shtuar më 07/12/2017, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori