Apple gati për dy modelet e rinj të iPhone
Sipas të dhënave të ndryshme rezyulton se Apple pritet të prezantojë dy telefona të rinj iPhone 7 dhe 7 Plus. Është pothuajse e qartë se celularët e rinj do të duken shumë të ngjashëm me paraardhësit e tyre, iPhone 6S dhe 6S Plus. Por, Apple do të fokusohet të përmirësojë softuerin dhe harduerin, në vend të estetikës.

Sipas analistit Chris Chang nga Nomura Securities, një nga përmirësimet që Apple është duke e planifikuar është se celularët do të sjellin stabilizimin optik të imazhit.

Kjo veçori i lejon përdoruesit që të kapin fotografi dhe video në kualitet të lartë, edhe në mjedise me dritë të dobët. Gjithashtu, Chang thotë se Apple do të sjellë modulin e kamerave të dyfishta në këta celularë, kamera këto që do të prodhohen nga Samsung. /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2016, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori