Apple do të mundësojë kapjen e lehtë të hajdutëve të iPhone
Apple do të ndihmojë në kapjen e atyre që mund ta marrin një telefon të tillë me forcë, me anë të një teknologjie të re të zgjuar të përdorur në telefonat inteligjent të rinj që do të ndërtojë vitin tjetër.

Teknologjia është diçka që nuk mund ta presim ta ketë iPhone 7, pasi Apple sapo ka marrë patentën e saj në sistemin anti-vjedhje të celularëve që ajo prodhon.

Metoda përfshin përdorimin e një identifikuesit të gjurmëve të gishtërinjve nga ku mund të zbulohet identiteti i të gjithë atyre që kanë përdorur të paktën njëherë celularin.

Gjithashtu ekziston edhe një opsion për kamerën e cila mund të ndizet në mënyrë automatike për të kapur foto të përdoruesit gjatë kohës që tentativa e tij për të hapur iPhonë dështon disa herë. Mendohet se cilësisë së re do t’i shtohen edhe opsionet e identifikimit të vendndodhjes, shpejtësisë së lëvizjes, etj.

Por nëse të dhënat e regjistruara do të ruhen dhe kontrollohen në distancë, kjo do të sjellë shqëtësime të tjera në lidhje me piraterinë e celularëve që mund të rritet akoma më shumë./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori