Apple blen toka dhe ndërtesa të HP-së
Pëlqej
Apple vazhdon të zgjerohet në bazën e vet ne Cupertin (Kaliforni) duke blerë nga Hewlett Packard (HP) gati 400,000 metra katror tokë dhe blloqe ndërtesash të cilat ndodhen në të.

Apple theksojnë se zyrat e reja do të sigurojnë më shumë vend për të punësuarit e tyre pasi që kompania vazhdimisht po rritet. Momentalisht Apple është i vendosur në 57 ndërtesa në Cupertin, por në kompani theksojnë se që tani nuk ju mjaftojnë hapësirat pasi numri i të punësuarve po vazhdon të rritet.

Për momentin nuk ka kurrfarë informata zyrtare për çmimin të cilin Apple do të ia paguaj Hewlet Packardit, por ekspertët për patundshmëri vlerën e tregut e vlerësojnë në 300 milion dollarë ose më shumë. (albeu.com)
Shtuar më 29/11/2010, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori