Aplikacion iPhone per partneret kureshtare (VIDEO)
Albeu.com
Aplikacioni iTrust (unëBesoj) njofton zotëruesit e iPhone kur partnerët kureshtarë përpiqen të shohin mesazhet e tyre. Një aplikacion iPhone, që është projektuar të vërë në dijeni pronarët e telefonit nëse partnerët e tyre dyshues përpiqen për të parë mesazhet e tyre, ka dalë në shitje.iTrust është fokusuar te njerëzit që lënë telefonat e tyre shkujdesshëm nëpër shtëpi, por nuk u besojnë të dashurve të tyre të rezistojnë tundimit për kërshëri.

Përveç informimit të pronarëve nëse ka ndodhur ndonjë tentativë për të hapur telefonin e tyre, aplikacioni gjithashtu kujton cilët butona � si mesazhet elektronikë, SMS apo Twitter � furacaku është përpjekur të shtypë.

Ai funksionon duke marrë një pamje ekrani në faqen e menysë së përdoruesit, e cila bëhet një ruajtës ekrani i ngrirë kur aplikacioni aktivizohet.

Çdokush që përpiqet të shtypë butonat falsë nuk do të mund të paraqesë veçoritë, por presioni i gishtave të tyre në ekranin me prekje regjistrohet dhe mund të luhet si një video kur pronari i rikthehet telefonit.




Aplikacioni iTrust kushton 0.99$ duke e shkarkuar nga Dyqani i Aplikacioneve. Faqja ueb e Jorgnsn, kompania pas aplikacionit, citon një studim të fundit duke pretenduar se 67 përqind e grave rregullisht kontrollojnë telefonat e të dashurve të tyre, dhe shton se iTrust gjithashtu mundëson mbrojtje nga miqtë apo kolegët kureshtarë.

Aplikacioni po trajtohet si ditari (logger) i parë i shtypjeve të butonave për iPhone, edhe pse ai aktualisht nuk regjistron cilët butona u shtypën, vetëm zonat e ekranit fals që u prekën.

Lexuesit e ditarëve elektronikë të teknologjisë dhe pajisjeve i kanë dhënë aplikacionit një perceptim të përzierë, me komente të shumta se partnerët me tru-iPhone do ta kenë pak të vështirë në çaktivizimin e iTrust dhe shfletimit të mesazheve pa u diktuar.
Shtuar më 20/01/2010, ora 01:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori