Anonymous kërcënon Facebook
Grupi më i njohur i hakerëve në botë “Anonymous” ka kërcënuar se sot do të pengonte funksionimin normal të rrjetit social më popullor në botë, Facebook-ut. Deri tani nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese për përdoruesit e rrjetit. Nga ana tjetër është e paqartë se a qëndron prapa këtij kërcënimi ndonjë grup i madh i hakerëve apo vetëm individë të caktuar.

Anonymous” ka pasur fërkime edhe të mëparshme me Facebook-n, kjo për shkak të keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve të tij.

Fakti se sulmi është planifikuar për datën 5 nëntor shqetëson krerët e Facebook-ut, sepse slogani “Kujtoni 5 nëntorin” në kohë të fundit është bërë një nga klithmat e luftës globale kundër kapitalizmit, kurse rrënjët i ka nga një këngë angleze e shekullit të XVII-të. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori