Digjet “Benz-i” në Lezhë, kapet 19 vjeçari që dyshohet se vuri zjarrin

Një automjet tip Benz është djegur mesditën e sotme në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:05, në Shengjin, Lezhë është djegur mjeti në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.

Sherbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin M.P., 19 vjeç, banues në Shengjin ,si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 13.02.2020 13:03