Amazon kalon në sulm
Pëlqej
Amazon
Gjiganti i shitjeve online Amazon.com bëhet gati për një blerje shumë të madhe. Sipas informacioneve, Amazon.com pritet të finalizojë blerjen e kompanisë Quidsi, në pronësi të së cilës janë faqet e njohura të shitblerjeve online Diapers.com ve Soap.com.

Pronarët e Amazon janë gati të paguajnë 540 milionë dollarë për të blerë këtë kompani.

Themeluesit e kompanisë Quidsi, Marc Lore dhe Vinnie Bharara janë shprehur se kanë pranuar ofertën e Amazon dhe se marrëveshja do të finalizohet shumë shpejt.

Faqja Diapers.com është themeluar në vitin 2005, ndërsa Soap.com në vitin 2003.
Kohë më parë, edhe rrjeti i supermarketeve Wal-Mart ka qenë i interesuar për blerjen e tyre por nuk u arrit deri te marrëveshja. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori