Amazing Alex, loja qė vjen sė shpejti
Kompania finlandeze Rovio, paralajmėroi paraqitjen e lojės sė re tė quajtur Amazing Alex. Kjo kompani ka paraqitur edhe lojen e famshme Angry Birds.

CEO i kompanisė Mikael Hed tha se kompania do tė paraqes Amazing Alex brenda dy muajve tė ardhshėm. Loja do tė duhej tė ketė elemente edukative derisa lojtari udhėheq djaloshin e ri tė quajtur Alex i cili kėnaqet duke ndėrtuar gjėra.

Kjo informatė pasoi blerjen e pronės intelektuale tė quajtur Casey’s Contraptions, titull i zhvilluar nga ana e kompanisė Snappy Touch dhe Mystery Coconut. Nėse tani vizitoni faqen e Casey’s Contraptions do tė gjeni vetėm fotografinė me mesazhin se Amazin Alex vjen sė shpejti.

Amazing Alex do tė ketė detyrė tė vėshtirė qė tė arrij sukses tė krahasueshėm me Angry Birds.
Shtuar më 14/05/2012, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.