Alcatel Pixi 3 versioni më i ri Alcatel
Alcatel sjell telefonin më të ri Alcatel Pixi 3 me katër versione të ndryshme të madhësisë së ekranit: 3.5 inç, 4 inç, 4.5 inç dhe 5 inç.. Ky është një telefon i cili do të përdorë tri sisteme operative: Android, Firefox OS dhe Windows Phone.

Telefoni më i vogël ka rrjetin 3G të internetit, ndërsa tri versionet e tjera kanë rrjetin 4G LTE. Secili nga këta telefona inteligjentë Pixi 3 vjen me ngjyra të ndryshme. Versioni më i vogël vjen në ngjyrë rozë, blu, të verdhë dhe të bardhë. Versioni me ekran 4 inç vjen në ngjyrë të kuqe, portokalli, të gjelbër dhe të zezë.

Kompania i ka përdorur të tri këto sisteme operative tek pajisjet e saj. Telefoni i mëparshëm Pixi i Alcatel-it përdor sistemin operativ të Google-it, telefoni i saj Fire përdor sistemin operativ të Mozilla-së, ndërsa POP 2 është një pajisje Windows Phone me procesor me arkitekturë 64-bit. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori