“Nuk kam qenë në krah të Berishës dhe nuk do jem”, Gazment Bardhi: Do jem në krah të kandidatëve për zgjedhjet lokale

Deputeti i PD Gazment Bardhi dhe i deleguari i grupit të Alibeaj në bisedimet me grupin e Berishës deklaroi sot në “Open” në News24 takimi i sotëm me Edi Palokën ishte konstruktiv dhe u fol për bashkëpunimin se si arrihet bashkimi opozitar.

Sa i përket qëndrimit të tij të mëparshëm ndaj Berishës, Bardhi tha se për çështjet që ne na ndajnë nuk ka ndryshim qëndrimi, por ka disa beteja që jemi bashkë.

Ai theksoi se nuk do jetë në krah të Berishës, por kjo nuk e pengon të jetë në krah të kandidatëve për zgjedhjet vendore.

Gazment Bardhi: Nëse qëndrojmë të ngurtë, i fituari i madh është Edi Rama. Unë nuk i kërkova asgjë z. Paloka dhe ai nuk më kërkoi asgjë. Ne ramë dakord që nuk do nxjerrim detaje nga ajo bisedë. Ishte tërësisht konstruktive. Unë dhe z. Paloka në ato bisedime hynim në mënyrë të sinqertë bashkëpunimi se si arrihet bashkimi opozitar. Jemi në retorikë, mund të kemi më shumë se sa një ide.

Unë nuk dua të bëj negociata në televizor. Nëse jap opsionet këtu nuk kam pse të ulem në tavolinë. E rëndësishme është që të biem dakord që nuk ka kushte dhe të bëjmë teatër për demokratët. Nëse ne biem dakord, po jemi të hapur, nuk jemi të ngurtë në pozicionet që kemi pasur deri tani sepse interesi është të bashkojmë demokratët, z.Paloka mund të vijë me disa opsione dhe unë mund të shkoj me disa opsione.

Unë dhe z. Paloka nuk shprehëm qëndrime, nuk u pozicionuam. Kemi një objektiv si mundet Edi Rama dhe kemi bërë një bisedë mes kolegësh si arrihet ky objektiv. Nuk kemi mbajtur qëndrime. Po përpiqemi të gjejmë një mekanizëm që bën bashkë demokratët.

Zgjedhjet lokale kanë specifikën e krijimit të lidershipit në institucionet lokale.

Për çështjet që ne na ndajnë nuk ka ndryshim qëndrimi, por ka disa beteja që jemi bashkë. Nuk kandidon Sali Berisha për kryetar bashkie, ne kemi lidershipin lokal. ne mbështesim kandidatët në 61 bashkitë e vendit.

Keni hequr dorë nga kushti që ai është non-grata?

Nuk ka ndryshim qëndrimi për çështjes që na ndajnë. nuk ka kushte për çështjet që na bashkojnë. Halli që na bashkon për zgjedhjet lokale është si të mundin 61 kandidatët tanë, 61 kandidatët e Ramës.

Sulo: Nga ana e z. Berisha është teatër.

Bardhi: Në primare nuk ka nevojë për ftesë dhe as për leje. Nëse dua unë shkoj. Unë do jem në krahë të liderëve lokalë në këtë fushatë. Po flasim për kandidatë të përbashkët.

Sulo: ju keni humbur dhe moralin dhe kauzën dhe mbështetjen e SHBA, ndaj i keni shkuar Berishës në prehër.

Bardhi: Nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë në krah të Sali Berishës për shkak të problemit që ka me SHBA. Nuk kam qenë në krah të Berishës dhe nuk do jem, por kjo nuk më pengon të jem në krahë të kandidatëve.

E rëndësishme që demokratët të bëhen bashkë, të bashkëpunojnë në nivel lokal dhe të mundin Ramën.

 

Sulo: Je me Amerikën apo me Berishën do u thonë demokratët?

Bardhi: Çdo demokrat do thotë jemi me Amerikën.

Sulo: I ke vajtur Berishës në prehër dhe nuk e pranon.

Bardhi: Jo mo zotëri as unë nuk i kam shkuar në prehër, as ai mua.

Rakipllari: Është shumë e rëndësishme që opozita të jetë e bashkuar. Jo vetëm fraksionet në PD, por gjithë faktori opozitar. Çështja qëndron këtu që palët duhet të pranojnë realitetin politik. Pavarësisht qëndrimeve që keni pasur, ju do veproni si parti aleate. Në rast se nuk kemi një reflektim për atë që ka ndodhur në PD gjatë këtij viti, e pranoni ju se Berisha ka përkrahjen e anëtarësisë, pavarësisht asaj që keni thënë se është non-grata, pra të pranoni realitetet përkatëse dhe pastaj të bisedojmë. Thuaj kemi hequr dorë nga kushti i non-gratës./bw


Shtuar 18.10.2022 21:49