Doli me Koronavirus, Jennifer Aniston i dhuron shumën e majme infermieres (VIDEO)

Një infermiere nga Shtetet e Bashkuara, e quajtur Kimball Fairbank, ka rezultuar me Koronavirus dhe është vetëizoluar.

Gjatë një interviste me Jimmy Kammel, ajo ka treguar eksperiencën e saj. Fatmirësisht simptomat e saj janë kryesisht të lehta por megjithatë ajo ka treguar se i ka ndodhur të ndihet “si ta ketë përplasur një tren”.

Gjatë intervistës infermierja tregoi sa i vështirë është gatimi dhe sa vuan me dërgesat ushqimore. Në këtë moment ka ndërhyrë aktorja Jennifer Aniston e cila ka suprizuar dhe falenderur infermieren.

Jennifer i ka dhuruar 10,000 dollarë për t’i shpenzuar në ushqime, të cilat do t’i vinë në shtëpi nga një kompani që ofron shërbimin e dërgesës së produkteve ushqimore në shtëpi.


Shtuar 4.04.2020 07:42