Acer zbulon laptopin Iconia
Pëlqej
Acer Iconia
Laptopi i ri i prodhuar nga kompania Acer do të quhet Iconia. Iconia, u zbulua në një konferencë për shtyp në New York, ajo përmban dy ekrane, mund të përdoret edhe si një laptop personal dhe me dyfishimin e ekranit të dytë si një tastierë virtuale, poashtu mund të përdoret edhe si një kompjuter me stil tableti.

Përdoruesit mund të përhapin hapsirën e punës në të dy ekranet, ose të shikojnë një video apo të shfletojnë ndonje ueb faqe, mund të shkruajnë e-mail dhe të bëjnë editim fotografish. Paisja përmban sensorë për zbulimin e pozicionit të duarve të përdoruesit dhe automatikisht nxjerr tastierën virtuale kur është e nevojshme.

Acer për Iconia tha se paisja vjen më sistemin operativ Windows 7 dhe do të prezantojë një markë me përvojë të re për kompjuterët e rinj.

"Ky nivel i angazhimit që do të prekë teknologjinë është diçka që nuk e ka asnjë shitës tjetër i kompjuterëve," tha Jim Wong, presidenti i kompanisë Acer.

Iconia, e cila shkon në shitje në Britani të Madhe më 8 janar, do të kushtojë 1499 £. Pajisja përdor Intel Core I5 procesorë, dhe një minimum prej 4GB memorie dhe deri në 750GB hard drive. (albeu.com)
Shtuar më 26/11/2010, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori