​Smartphone që kushton 14 mijë dollarë (FOTO LAJM)

Telefoni që kushton plot 14 mijë dollarë është i pajisur me një procesor Snapdragon 810 me 2 GHz shpejtësi dhe 8 bërthama, 4 GB RAM, 128 GB memorie të brendshme, pesë antena me shpejtësi të lartë interneti, kamera 23.8 MP, është veshur me lëkurë italiane dhe ka sensorë me shenja gishtash.

Bëhet fjalë për smartphonin më të ri i hedhur në treg nga kompania “Sirin Labs”. Kompania pretendon se celulari ofron siguri të nivelit ushtarak, një shërbim i mirë ky për biznesmenët të cilët kanë sekrete për të ruajtur.

Ky shërbim bën që smartfoni të ketë një çmim tepër të kripur, rreth 14 mijë dollarë. Celulari ka ngjallur besim dhe investuesit kanë ofruar 72 milionë dollarë për zhvillimin e mëtejshëm. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori