Gënjeshtra e Bora Zemanit për 1 prill, nuk pati në plan të publikonte këngën (VIDEO)

Bora Zemani, prezantuesja e njohur shqiptare, ka qenë në qënder të vemëndjes këto kohë.

E tërë kjo për shkak se në fillim të Big Brother VIP, Donaldi realizoi një takim me Borën duke dhënë indikacione rikthimi te ajo, gjersa vetëm pak javë më vonë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, nisi një lidhje të re me bukuroshen Ramosaj.

Pavarësisht kësaj, çifti u ndanë menjëherë pas mbarimit të”BBV”.

Sot, Bora përmes një postimi në Instagram, tregoi se sonte në orën 20:00 ka një befasi për fansat, këngën e saj më të re “Nuk jam si ti”, pastaj edhe Trixa paralajmëroi këngën “As unë si ti”.

Mirëpo, vetëm para pak minutash Bora përmes një “InstaStory” tregoi se kjo është një shaka për festën e një Prillit.


Shtuar 1.04.2022 22:51