7 celesat e Internetit
Albeu.com
Këto karta të mençura janë çelësat aktualë të internetit. Janë shtatë të tilla dhe ato mbajnë fuqinë e rinisjes së uebit mbarë botëror (internetit) “në rast të ndonjë ngjarjeje katastrofike”.Ideja e thjeshtë është se në rast të ndonjë katastrofe interneti (çarje sigurie, sulm terrorist), DNSSEC (siguria e sistemit të emrave të domeinit) mund të dëmtohet ose të rrezikohet dhe ne do të ngelemi pa asnjë rrugë për të verifikuar nëse një URL na çon në faqen e duhur. Ky është momenti kur mbajtësit e këtyre kartave inteligjente mund të thirren në veprim:

Një minimum prej 5 nga shtatë çelësa ruajtësit – një për secilin shtet Britania, SHBA, Burkina Faso, Trinidad dhe Tobago, Kanada, Kina dhe Republika Çeke – do u duhet të takohen në një bazë sekrete amerikane me çelësat e tyre për të rinisur sistemin dhe për të lidhur edhe një herë gjithçka.

Një minimum prej pesë vetash kërkohet, sepse secila nga këto karta të mençura përmban vetëm një pjesë të çelësit restaurues për t’i ndrequr gjërat përsëri. Kjo do të thotë se asnjë person i vetëm nuk mund të ketë pushtetin e rinisjes së botës sonë të vogël kibernetike.
Shtuar më 30/07/2010, ora 23:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori