Blackout interneti mund të jetë 31 marsi nëse kërcënimi i
Anonymous është i vërtet dhe nëse ia arrijnë qëllimit. Në një dokument të publikuar në portale të informacioneve teknologjike thuhet se grupi i hakerave do të ndërmarrë një
sulm në 13 servera qendrorë që do të sjellë edhe bllokimin e internetit për të gjithë globin.
Thuhet se një
sulm i tillë ndërmerret si akt kundër ligjeve për piraterinë në internet, bursës së Wall Street dhe elitave monetare dhe shtetërore.
Nuk dihet saktësisht nëse ky është vërtet një kërcënim i
Anonymous dhe a janë vërtet në gjendje ata që arrijnë një qëllim të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2012,
ora 17:45