14% e telefonave Windows përdorin Windows 10
Në të gjithë përdoruesit e telefonave Windows, vetëm 14% e tyre përdorin Windows 10, ndërsa e gjithë pjesa tjetër përdor akoma versionin 8.1.

Teknikisht, Windows 10 është akoma një sistem i ri operimi. Ai u lançua para një viti për telefonat Lumia 950 dhe 950 XL dhe fillimisht ideja ishte që të sillej smarfoni akoma më afër me laptopin.

Duke pasur parasysh mbështetjen e vogël për aplikacionet Windows, tani kompania po shpreson që do të jetë platforma e re e saj për programet, Universal Windows Platform (UWP) ajo që mund ta rigjallërojë disi zhvillimin e aplikacioneve./albeu.com/
Shtuar më 13/09/2016, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori