iPhone SE prezantohet me 21 mars (VIDEO)
Apple me datë 21 mars do të përgatitet dhe për zyrtarizimin e modelit të ri të telefonit iPhone SE me ekran 4 inç. Përmes videos ju do të shikoni një përshkrim që i është bërë këtij telefoni si një "përzierje e iPhone 5s dhe iPhone 6s".

Kjo pajisje ka të njëjtin dizajn si iPhone 6s por me madhësi të ekranit si iPhone 5s. iPhone SE thuhet se do të fuqizohet nga i njëjti çip A9 që gjendet tek iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus.

Pavarësisht mungesës së teknologjisë 3D Touch, ai do të ofrojë veçorinë Live Photos. Pajisja do të ketë gjithashtu kamerë të pasme 12 megapikselë. Ndërsa veçoritë e tjera do të zbulohen pas një jave. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2016, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori