BlackBerry Priv me Android 6.0 (VIDEO)
BlackBerry duket se tashmë ka gati pajisjen me përditësimin e fundit të Android. Përmes një video të shpërndarë në internet shikohet një video e cila e paraqet pajisjen e re të BlackBerry duke punuar në Android 6.0.

Pritet që Android 6.0 Marshmallow të sjellë një gamë të gjerë të karakteristikave në BlackBerry Priv, dhe kjo do të përfshijë funksionet sikurse Doze që automatikisht e vendos pajisjen në një gjendje të gjumit për të ruajtur fuqinë e baterisë.

Në të është edhe tipari App Standby që e redukton ikjen e baterisë nga aplikacionet që nuk janë duke u përdorur shumë shpesh, plus e njëjta gjithashtu sjell përmirësime në lejimet e aplikacioneve në telefon. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2016, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori