Sali Berisha ka “dy fjalë” për pushtimin e Ukrainës

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vënies në zbatim të planit rus për pushtimin e Ukrainës.

Berisha u shpreh me këtë veprim Putini po dhunon çdo marrëveshje ndërkombëtare.

Komentet Berisha i bëri përmes një postimi në Facebook, ku thotë se e shikon agresionin rus si rrezikun kryesor të paqen në Europë.

“Një vend i lirë dhe i pavarur po pushtohet nga Rusia e Putinit, agresori që dhunon çdo akt, ligj dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Shpreh solidaritetin tim me të lartë për autoritetet dhe qytetaret e Ukrainës dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe agresionin e Brezhnjevit te Ri të Rusisë, doktrinën e tij te sovranitetit te kufizuar si armikun dhe rrezikun më kryesor të paqes në Europë”, shkruan Berisha./albeu.com/