Publikohet anketa e popujve më nervozë në Evropë, rekord turqit, maqedonasit e shqiptarët

Shqiptarët janë renditur ndër popujt më nervozë në botë, së bashku me turqit e maqedonasit.

Nga ana tjetër, vendet me njerëzit që përjetojnë më pak zemërim janë Finlanda, Estonia, Holanda dhe Portugalia.

Vetëm 5% e finlandezëve përjetojnë zemërim. Finlanda ndiqet nga afër nga Estonia (6%), Holanda dhe Portugalia (8%).

Sa përqind e evropianëve përjetojnë ndjesinë e zemërimit mesatarisht një herë në ditë?

Në këtë hartë mund të shohim se sa përqind e popullsisë së çdo vendi përjeton ndjesinë e zemërimit në një ditë. Finlanda është vendi më i qetë jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën. Vetëm 5% e finlandezëve përjetojnë zemërim. Finlanda ndiqet nga afër nga Estonia (6%), Holanda dhe Portugalia (8%). Të gjithë ata janë në top 5-shen globale, të cilën e ndajnë me Mauritius (6%).

Publikohet anketa e popujve më nervozë në Evropë, rekord

Pothuajse e gjithë Evropa shënon nën 25%. Maqedonia e Veriut është pak mbi mesataren me 26%. Por ka një vend që përjeton shumë më tepër zemërim se çdo vend tjetër: Turqia. Pothuajse gjysma e popullsisë turke përjeton zemërim. Turqia renditet e dyta në nivel global, vetëm pas Libanit (49%). Shqipëria barazon me Greqinë me 20%, ndërsa Kosova është më e qetë me 13%.