“Juve shumë i fortë dhe Allegri ndër më të mirët në qarkullim”

Trajneri i Veronës, Igor Tudor, përgatitet të sfidojë të kaluarën e tij bardh e zi dhe flet për ndeshjen kundër Juves duke nënvizuar forcën e kundërshtarit.

“Mendoj se Juventusi ka trajnerin më të mirë ose një nga trajnerët më të mirë sot – shpjegoi trajneri i Veronës –. Allegri është padyshim personi i duhur për të drejtuar Juventusin, i cili është një ekip shumë i fortë dhe ka fituar nëntë nga dhjetë kampionatet e fundit”.

Ndeshja Verona-Juve luhet sot në 18:00. /albeu.com/

 


Shtuar 30.10.2021 12:30