Shoferi i ambulancës në Fier frenon fort, rrëzohet pacientja dhe pëson dëmtime

Policia e Fierit ka nisur hetim për një shofer ambulance pasi ka frenuar fort dhe për pasojë pacientja që ndodhej brenda mjetit ka rënë dhe është dëmtuar.

“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autoambulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 9.06.2022 12:53