Sulmi ndaj Bashës, shpërthen Bardhi: Çfarë shëmtije, janë bërë si vullnetarët shëtitës të Enverit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas sulmit të mbështetësve të Berishës ndaj makinës së kryedemokratit Basha.

Bardhi e cilëson një ngjarje të shëmtuar e të turpshme dhe shton se është prova se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.

Në një postim në rrjetet sociale, numri dy i demokratëve shkruan se Berisha po keqpërdor gratë dhe të rinjtë si mjet dhune.

“Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.

Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan Bardhi./albeu.com/