“Të lejohen tifozët në stadium”, ish-portieri i Arsenalit ironizon: Koronavirusi më i lehtë se gripi

Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehman e ka mposhtur koronavirusin dhe tashmë ironizon me të duke u shprehur se ishte më e thjeshtë se të kalosh një grip normal.

50 vjeçari gjerman foli gjithashtu për rifillimin e kampionateve, duke theksuar se në rast se respektohet rregulli 1 tifoz në çdo 4 stola, atëherë s’ka arsye përse të mos lejohen tifozët gjatë ndeshjeve.

“U infektova në mes të Marsit. Kisha kollë dhe temperaturë për 1 ditë e gjysmë. Pas 2 javësh në karantinë, autoritetet më thanë se isha i shëndetshëm përsëri. Mu duk më pak i keq se gripi normal. Gjithsesi, njerëzit e grupeve të rrezikuara duhet të jenë të kujdesshëm.

Në rast se zihet vetëm 1 stol në 4, atëherë ka distancë të mjaftueshme midis njerëzve. Kushdo që thyen rregullin të dënohet me përjashtim nga stadiumi,” tha Lehman.


Shtuar 28.04.2020 19:23