Griezmann: Dua të shkruaj historinë përkrah Messit, ai është lojtari më i mirë në botë

Antoine Griezmann e konsideron Lionel Messin si lojtarin më të fortë në botë dhe synon të shkruaj histori përkrah argjentinasit.

Në fakt Griezmann nuk ka pas dhe një start aq pozitiv me fanellën e Barcelonës teksa në 19 ndeshje ka shënuar 7 gola në La Liga.

“Është një gjë krenarie, unë jam shumë i lumtur që jam në Barcelonë. Babai im është shumë i lumtur që e ka parë djalin e tij duke luajtur te Barcelona”, ka thënë fillimisht Griezmann për DAZN.

“Dua të shkruaj historinë e këtij klubi. Më duhet të punoj për ta bërë atë, duhet të punoj që të jem i rëndësishëm për këtë klub”.

“Shpresoj të përmirësohem si në gola ashtu edhe në asistime. Unë po adaptohem, duke u përpjekur të mësoj sa më shumë që është e mundur për taktikat”.

“Ndihem shumë mirë, fizikisht dhe mendërisht. Unë me të vërtetë dua të punoj. Unë me të vërtetë dua të përmirësohem”.

Të punosh së bashku me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Messi, në baza ditore është pozitive dhe këtë e ka thënë edhe Griezmann.

“Leo është lojtari më i fortë në botë dhe është mirë të ndash fushën me të”.

“Unë përpiqem të kuptoj lëvizjet e tij dhe të lëviz mirë kur ai ka topin që të kem një lidhje më të mirë”.

“Tani jam te Barcelona,klubi më i mirë në botë. Është një sfidë, lojë dhe një stil i ri, kjo është arsyeja pse unë po zgjidhem pak nga pak”.

“Mendoj se duhet të garojmë në të gjitha garat, të përpiqemi të fitojmë gjithçka”, përfundoi ylli francez.


Shtuar 24.01.2020 15:52