Ndjekje si në filma, i riu në Elbasan “fluturon” në autostradë nën ndikimin e alkolit

Policia ka ndaluar një të ri pasi po “fluturonte” në autostradë.

Ndalimi ka ndodhur pas një ndjekje disa minutëshe në afërsi të fshatit Papër.

Drejtuesi i mjetit tip benz nuk i është bindur punonjësve të policisë të cilët i kanë bërë shenjë për të ndaluar.

Pas ndjekjes nga policia ai është arritur të prangoset dhe është shoqëruar ne komisarit.

Paraprakisht burime policore pohojnë se i riu ka qenë nën e efektin e alkoolit.

Me manovrat e bëra në segmentin rrugor Elbasan -Papër ka rrezikuar të përplaset me dhjetra automjete në levizje si dhe të rrezikojë jetën e disa kalimtarëve. /albeu.com/


Shtuar 25.01.2020 20:47