I mbushin makinën me trëndafila, Aida Shtino: Nuk di nga më erdhën (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur për shqiptarët, Aida Shtino e ka nisur mëngjesin e parë të korrikut me shumë dashuri dhe e surprizuar.

Nëpërmjet Instagramit Aida zbulon makinën e mbushur me trëndafila dhe thekson se nuk e di nga i ka ardhur kjo surprizë.

“Nga ndonjehere Zoti rezervon për ne supriza shumë të bukura edhe për fillim muaji. Sa e çuditshme të ngrihesh në mengjes dhe të gjesh mbi makinë këto trendafila, që se di nga kanë ardhur….🤔🌹🌹🌹
Çdo ditë është për ne një fillim i ri edhe çdo fillim muaji po ashtu. 🌞🌄🏞🏝
Muaj te mbarë dhe ju uroj shumë fat miq !”, shkruan Shtino krah postimit./albeu.com/


Shtuar 1.07.2020 07:02